Një bletar kinez ka thyer rekordin botëror para disa ditësh duke mbuluar trupin e vet me më shumë se 30 kg bletë. Shi Ping nga krahina Çongking në Kinë është adhurues i madh i bletëve të cilat i kultivon tash e disa vite. Ai ia doli ta thyejë rekordin me numrin bletëve në trupin e vet pasi që atë e mbuloi me 33,1 kilogramë bletë që bëjnë përafërsisht 331.000 bletë. Rekordi i mëhershëm ishte ai i vitin 2008 nga Ruan Liangming nga Xhaungsi me 26,8 kilogramë bletë
Leonardo Da Vinçi ka shpenzuar kohë për të pikturuar një fytyrë perfekte, shkencëtarët dhe matematikanët janë përpjekur për të gjetur se cila është fytyra më e bukur. Kirurgët plastikë bëjnë të pamundurën për të krijuar një të tillë. Dhe Florence Colgate? Ajo thjesht ka një fytyrë perfekte. Studentja 18 vjeçare, e cila punon edhe në një fast food, është shpallur si fytyra më e bukur në Britani, duke mposhtur 8 mijë konkurrente të tjera. Është thjesht kombinimi perfekt, simetria e duhur, ajo nuk ka asnjë cen. Konkurrentet në konkurs nuk duhej të kishin bërë makijazh dhe nuk duhet të kishin bërë operacione plastike. Ekspertët thonë se ajo ka të gjitha shenjat klasike të bukurisë. Është vërtet kështu
Nëse doni që flokët tuaj të jenë të shëndetshëm, atëherë aplikoni në ta vajin e ullirit. Për vetëm 9 ditë mund të keni flokë me volum, shkëlqim dhe të bukur. Pas aplikimit në flokë, vaji i ullirit lihet në qetësi për disa orë dhe vetëm për disa ditë do të merrni rezultatin që kërkonit. Për të pasur një aplikim sa më korret, ja se cila është rruga që duhet të ndiqni: Merrni një enë dhe në të shtoni pak vaj ulliri me masë që të mbulojë të gjithë flokun tuaj. Pasi të arrijë një temperaturë mesatare e largoni nga ena dhe me të i lyeni flokët. Këtë masë e mbani për disa orë në kokë. Më efikase është kur masa mbahet në kokë për më shumë orë. Pastaj i shpërlani mirë e mirë që të mos ju mbetet vaji në kokë. Kjo proçedurë zgjat 9 ditë dhe ju lë të shihni ndryshim të menjëhershëm të gjendjës së flokut tuaj.
Ish-banori i Big Brother mohon qe te jete kercenuar nga partneri i banores aktuale snjë nuk e di saktësisht sesi është e vërteta e Ervinit dhe Gertës, vajza që është nga banorët e fundit të futur në “Big Brother 5”. Ditë më parë qarkulloi lajmi se për lidhjen e pohuar mes tij dhe Gertës, Ervini është kërcënuar nga i dashuri i saj. Në fakt, Ervini nga deklaratat që jep nga Italia nuk thotë asnjëherë të njëjtën gjë. Pas lajmit se ai po kërcënohej nga i dashuri i Gertës, ne e pyetëm Ervinin për këtë dhe na u përgjigj se kjo nuk është absolutisht e vërtetë. Një javë më parë ai madje e ka mohuar që të ketë pasur diçka më shumë me vajzën nga Vlora, sesa thjesht një flirt. Ndërsa më tej ka shtuar se ata janë njohur në lokalin ku punonte dikur Olsi Mingomata. “Ai ma prezantoi, pasi e di që kam një debolesë për biondet. Kam një debolesë për vlonjatet, pasi janë gjithmonë një hap para, i kapin gjërat në ajër. Janë caliente”, – është shprehur ai.
Powered by Blogger.