|
Sulmuesi i Arsenalit Robin Van Persie ka treguar se e ka munduar humbja e Arsenalit ndaj Wiganit. Van Persie ishte i irrituar pas ndeshjes, e që këtë e tregon me një veprim kontraverzë, së bashku me kundërshtarin Gary Caldwell. Caldwell ia shtrin dorën Van Persiet pas kësaj disfate e që holandezi ia shtrin vetëm dorën e majtë. Caldwell kërkon nga Van Persie që ta ia zgjasë të “dorën e burrave”, të djthatën por që ky i fundit refuzon. E tëra përfundoj pa sukses, por që Caldwell mund të ndihet më i lumtur pasi që skuadra e tij Wigan në fund fitoj dhe ai me plot sukses arriti të kryej punën e tij në mbrojtje. |
Labels:








