|
Një 33-vjeçar është akuzuar për vrasjen e djalit të tij 3-vjeçar. Ai e zhvesh lakuriq djalin dhe e fut në lavatriçe, sipas tij ai donte ta dënonte me shaka për një gabim që djali i vogël kishte bërë në çerdhe, ndaj një shokut të tij duke i hedhur në tualet vizatimin që kishte bërë shoku. Më pas ai ka ndezur lavatriçen në proçesin me ujë të ftohtë për disa minuta në shtëpinë e tyre në fshatin Germigny-l'Eveque. Fëmija sipas gazetës Le Parisien, i përshkruar nga fqinjët si flokëverdhë dhe mjaft engjëllor është nxjerrë pothuajse i vdekur nga lavatriçja. Babai i tregoi nënës 25-vjeçare që ai u rrëzua nga shkallët, ndërsa ajo shprehet sipas gazetës franceze, që kur e kapa fëmijën nga gjymtyrët ai ishte tamam si një kukull prej lecke. Ndjeva për herë të fundit rrahjet e zemrës së tij dhe pastaj ai vdiq. Motra më e madhe e djalit tregoi që nuk ishte hera e parë që babai e vendoste në lavatriçe si dënim, ndërsa komshinjtë u shprehën se djali dënohej edhe herë të tjera në mënyra të ndryshme. Tani babai akuzohet për vrasjeen e të birit dhe do gjykohet nga drejtësia franceze.
|
Labels:








